Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Serie A pa derbi, Juve kërkon të mbajë kreun

Serie A, rikthehet këtë fundjavë me liderin e ri të kampionatit Juventusin, që të shtunën do të jetë nikoqir i Bolognas.

“Zonja e Vjetër” ka marrë primatin në elitën e futbolli italian, pasi mposhti Interin për t’u pozicionuar në pozitën e parë.

Skuadra e drejtuar nga Maurizo Sarri, do të kërkojë fitoren e pestë rresht në kampionat, transmeton KTV.

Juventusi llogaritet favorit në këtë përballje përballë Bolognas.

Ekipi nga Torino në këtë takim do të jetë pa kapitenin Chiellinin, Costan dhe Danilon.

Edhe Garë e fortë për pozitat e kreut në Serie A Futboll Garë e fortë për pozitat e kreut në Serie A

Në pesë përballjet e fundit në ligë Juventusi ka pesë fitore ndaj Bolognas.

Interi do të kërkojë të harrojë sa më shpejt humbjen ndaj rivalit të urryer, Juventusi dhe synon të rikthehet te fitorja.

Ekipi i trajnerit Antonio Conte, që ka regjistruar gjashtë fitore në shtatë takime, do të kërkojë pikët e plota në udhëtim te Sassuolo.

“Zikaltrit” nuk kanë bilanc të mirë në pesë përballjet me Sassuolon, duke i humbur katër ndeshje dhe një takim është mbyllur baras.

Te fitorja synon të kthehet edhe Napoli, që në shtëpi do të luajë përballë Hellas Veronës.

Në këtë takim, nga minuta e parë do të jenë dy futbollistët shqiptarë Amir Rrahmani dhe Max Kumbulla.

Edhe Serie A pa derbi, por me ndeshje të rëndësishme Futboll Serie A pa derbi, por me ndeshje të rëndësishme

Te Milani, me fitore synon të debutojë trajneri i ri Stefano Pioli.

Trajneri italian në shtëpi do të luajë përballë Lecces.