Në Serie A po zhvillohet garë interesante për kreun e tabelës.
Pas xhiros së dhjetë, lider është Napoli me 22 pikë. Pason Interi me 21 pikë. 21 pikë i kanë edhe Milani në vendin e tretë dhe Roma në të katërtin. Bologna ka 18 pikë në vendin e pestë. Pikë të njëjta ka edhe Juventusi në të gjashtin.
Napoli të dielën nga ora 15:00 luan në udhëtim te Bologna. Pritet ndeshje e vështirë për skuadrën ku paraqitet kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Të shtunën nga ora 18:00 do të luhet derbi lokal ndërmjet Juventusit dhe Torinos.
Torino ka 13 pikë në vendin e 13-të.
Juventusi ka dominuar në derbin e Torinos gjatë dekadave të fundit, duke pësuar vetëm një humbje në 40 takimet e fundi që nga dhjetori i vitit 1995.
Për Juven luan sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, që pati minuta të martën ndaj Sportingut të Lisbonës në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë te Torino luajnë dy futbollistët shqiptarë, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli.
Me ndeshjen që zhvillohet ndërmjet Interit dhe Lazios, të dielën nga ora 20:45, do të mbyllet xhiroja e 11-të. Lazio ka 15 pikë në vendin e tetë.