Sergio Agüero, sulmuesi i Manchester City, është shtruar në spital pas një aksidenti me makinë në Amsterdam të Holandës.
29-vjeçari po shkonte në aeroport me taksi pas një koncerti të këngëtarit kolumbian Maluma. Shoferi i taksisë humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas mediave argjentinase, ishte rripi i sigurimit ai që i shpëtoi jetën futbollistit. Aguero mësohet se ka pësuar një frakturë në brinjë dhe do të mungojë dy muaj, përfshi dy ndeshjet e rëndësishme që Argjentina do të luajë kundër Ekuadorit dhe Perusë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.