Ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero do të mbetet jashtë fushës për dy javë, si pasojë e lëndimit të gjurit.
Sulmuesi argjentinas pësoi një lëndim në stërvitje, dhe pas testimeve të mëtejshme, u mor një vendim për t'i dhënë atij një pushim të ri, transmeton KosovaPress.
Aguero do të humbasë ndeshjen finale të raundit të 30-të të Premier Ligës kundër Stoke Cityt, dhe përfshirja e tij në ndeshjet përfaqësuese kundër Italisë dhe Spanjës është në diskutim. Aguero ka konfirmuar këtë informacion në rrjetet sociale.
Ai këtë sezon shënoi 21 gola dhe Manchester City oprin bindshëm në tabelë me 78 pikë, me një lojë më pak dhe 13 pikë më shumë se sa rivali i qytetit, Manchester United.
Artikuj të ngjashëm