Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Serena Williams nuk merr pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios

Serena Williams ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që mbahen këtë verë në Tokio.

Muajin e kaluar, Williams kishte shprehur dyshime në lidhje me pjesëmarrjen e saj për shkak të kufizimeve të udhëtimit si masë parandaluese për koronavirusin dhe nëse kjo do ta pengonte atë ta merrte me vete vajzën e saj trevjeçare.

39-vjeçarja konfirmoi vendimin e saj për të mos marrë pjesë në Olimpiadë përpara Wimbledonit, që nis të hënën.

“Në të vërtetë nuk jam në listën olimpike, kështu që... Jo se jam e vetëdijshme. Nëse është kështu, atëherë nuk duhet të jem në Olimpiadë”, tha Williams.

“Ka shumë arsye që unë kam marrë vendimin tim”, ka thënë Williams, njofton të dielën “Sky Sports”.

Amerikania e ka fituar në vitin 2012 medaljen e artë në Lojërat Olimpike, ndërsa në total ka 73 tituj të ndryshëm në karrierë. Shtatë herë e ka fituar “Australian Open, tri herë “Franch Open”, gjashtë herë “Wibledonin” dhe gjashtë herë “US Open”