Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Senegali mposht Guinenë Ekuatoriale dhe siguron gjysmëfinalen

Përfaqësuesja e Senegalit është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës.

Të dielën Senegali mposhti Guinenë Ekuatoriale me rezultatin 3:1.

senegalezët shënuan me Famara Diedhiou në minutën e 28-të për 1:0. Asistoi Sadio Mane. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Futbollistët e Guinesë Ekuatoriale arritën të barazonin rezultatin në minutën e 57-të me Jannick Buyla.

Pas golit të pësuar, Senegali rriti presionin para portës kundërshtare duke realizuar edhe dy gola të tjerë.

Edhe Senegali avancon në çerekfinale të Kupës së Afrikës Futboll Senegali avancon në çerekfinale të Kupës së Afrikës

Cheikhou Kouyate në minutën e 68-të kaloi sërish në avantazh Senegalin, derisa në minutën e 79-të Ismaila Sarr vulosi fitoren prej 3:1.

Senegali në gjysmëfinalen e parë takohet me Burkina Fason, më 2 shkurt. Kameruni – Egjipti është gjysmëfinalja tjetër.