Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Senegali barazon dhe avancon në Kupën Afrikane

Senegali ka barazuar me Malavin dhe ka avancuar në fazën nokaut të Kupës së Afrikës nga pozita e parë në grup. Të martën, Senegali e Malavi luajtën pa gola në kuadër të xhiros së fundit të grupit B.

Senegali ka fituar grupin me 5 pikë. Malavi është i treti me 4 pikë dhe mund të avancojë si njëra prej përfaqësueseve më të mira të pozitës së tretë. Guiena renditet e dyta me 4 pikë.

Guinea ka avancuar ndonëse e humbi ndeshjen e fundit. Pësoi po të martën nga Zimbabve. Knowledge Musona dhe Kudakshawe Mahachi shënuan golat për Zimbabvenë.

Ndërsa golin e vetëm për Guinenë e shënoi Naby Keita. Raundi nokaut në Kupën e Afrikës nis me një të tetën e finales.

Artikuj të ngjashëm