Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani ka vazhduar me formë të lartë te Hammarby në kampionatin suedez.
Hammarby të hënën mbrëma luajti me Varbergs BoIS, ndërsa fitoi 1:0. Golin e vetëm e shënoi Akinkunmi Amoo, në fund të pjesës së parë. Selmani ishte asistues.
Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 73-të, kurse e kompletoi ndeshjen ndaj ish-skuadrës. Albert Ejupi luajti deri në minutën e 63-të te Varbergsi. Pas xhiros së 19-të në Allsvenskan, Hammarby renditet i gjashti me 30 pikë. Selmani ka katër gola e gjashtë asistime në 18 paraqitje. Ai nuk ka debutuar ende te Kosova. Deri javën e kaluar nuk e kishte shtetësinë, ndonëse këtë FFK-ja nuk e ka treguar.