Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Selmani shënon gol në Ligën e Konferencës

Astrit Selmani ka nisur me gola për skuadrën izraelit, Hapoel Beer-Sheva.

Sulmuesi kosovar shënoi të enjten mbrëma në fitoren 2:1 të Beer-Shevas ndaj Luganos së Zvicrës. Ndeshja në Lugano ishte e para e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Selmani shënoi për 2:0 në minutën e 85-të. Ai në lojë hyri në minutën e 83-të, ndërsa shënoi vetëm dy minuta më vonë.

Për 25-vjeçarin ishte ndeshja e tretë për skuadrën izraelite. Të gjitha i ka luajtur në Evropë.

Ai është transferuar ditë më parë nga Hammarby suedez.

 

Artikuj të ngjashëm