Astrit Selmani ka realizuar gol dhe ka asistuar në barazimin kundër Djurgardenit në ligën suedeze.
Skuadra e tij, Hammarby, luajti vendas dhe mori një pikë në ndeshjen që përfundoi 2-2. Selmani asistoi në minutën e 48-të ndërsa 10 minuta para fundit, pas një asistimi nga Akinkunmi Amoo, realizoi për 2-2.
Me këtë barazim, Hammarby renditet në pozitën e tretë me 11 pikë ndërsa Djurgardeni në të parën me 16 sosh.