Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani ka vazhduar me paraqitje të mira në elitën e futbollit rumun. Selmani të premten shënoi gol në barazimin 1:1 të Dinamo Bukureshtit ndaj Otelulit. Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë.
Selmani në minutën e 18-të realizoi për 1:0 nga penalltia. Vendësit rezultatin e barazuan në minutën e 22-të me golin që e shënoi Frederic.
Selmani e kompletoi ndeshjen. Për 27-vjeçarin, ishte goli i pestë i shënuar në 11 paraqitje në të gjitha garat. Ka bërë edhe katër asistime.