Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Selmani shënon golin e dhjetë sezonal

Astrit Selmani

Astrit Selmani ka shënuar gol sërish në elitën e futbollit rumun.

Selmani të premten mbrëma ka shënuar gol në fitoren 3:1 të Dinamo Bukureshtit ndaj Unirea Slobozias.

Kjo ndeshje i takoi javës së 24-t.

Selmani e shënoi golin e tretë për Dinamo Bukureshtin në minutën e 93-të nga penalltia.

Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.

Për Selmanin ky ishte goli i dhjetë i shënuar në 25 ndeshjet e luajtura këtë edicion në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me pesë asistime.

Edhe Selmani shënon gol në Rumani Futboll Selmani shënon gol në Rumani

Dinamo Bukureshti ka 41 pikë dhe renditet në pozitën e dytë.

Unirea Slobozia është në vendin e 13-të me 25 pikë.