Gani Sejdiu do t’i ndihmojë si trajner klubit të femrave të futbollit Mitrovica. Ai në detyrën e trajnerit thotë se do të qëndrojë derisa Mitrovica të gjejë një trajner, por edhe vet ai një klub të futbollistëve.
Sejdiu është pa klub e po ashtu edhe kampionia në fuqi Mitrovica, pasi të hënën dha dorëheqje nga posti i trajneres Suada Jashari.
“Unë derisa jam i lirë marr pjesë edhe në seanca stërvitore për të dhënë përvojën time dhe t’u ndihmojë trajnerëve në informacione të ndryshme, sepse e ndjej obligim moral, sepse është klubi i qytetit tim, që na ka bërë krnar me organizimin dhe sukseset e deritashme. Krerët e klubit i kam miq dhe unë asnjëherë nuk hezitoj të ndihmojë dikë që më kërkon. Por, objektivi im është që të gjej një klub i cili ka një ofertë serioze dhe objektiv të qartë”, ka thënë Sejdiu të martën për KOHËN.