Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fahredin Duraku merr drejtimin e Mitrovicës

Fahredin Duraku merr drejtimin e KFF Mitrovices

Klubi i futbollit Mitrovica (femrat) të hënën ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Mitrovicën tani e drejton trajneri i njohur kosovar, Fahredin Duraku.

Mitrovica të dielën është ndarë me trajnerin Murat Shabani dhe menjëherë të hënën ka zyrtarizuar zëvendësuesin e tij.

Mitrovica ka dominuar futbollin e femrave në vitet e fundit, por në edicionin e kaluar e humbi titullin nga EP COM Hajvalia.

Me Durakun në krye, Mitrovica synon ta kthejë titullin. Duraku menjëherë të hënën ka zhvilluar stërvitjen e parë.

Artikuj të ngjashëm