Klubi i futbollit të femrave, Mitrovica, ka zgjedhur trajnerin për edicionin e ardhshëm. Njëri prej klubeve kryesore të futbollit të femrave në vend, ka njoftuar të enjten se trajner për edicionin 2022/23 do të jetë Murat Shabani.
Shabani për kohë të gjatë ka punuar tek klubi Australia dhe e ka udhëhequr drejt promovimit në Ligën e Dytë.
Ai ka vendosur për përvojë tjetër në karrierë dhe ka marrë drejtimin e klubit Mitrovica.
Mitrovica në edicionin e fundit mbeti pa titull të kampionit. Ndërkohë në edicionin e ardhshëm synon të luftoi sërish për titull.