Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Seedorfi mund të kthehet te Reali

Clarence Seedorf është duke u konsideruar si pasardhës i përkohshëm i Santiago Solarit, ka njoftuar gazeta spanjolle “AS”.

Ish-futbollisti madrilen, Seedorf, mund të vihet në udhëheqje të Realit deri në fund të sezonit, transmeton KTV.

Siç raportohet nga mediumet në Spanjë, 42-vjeçari ishte i pranishëm në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen ndaj Ajaxit dhe më pas ka zhvilluar një takim me krerët e gjigantit spanjoll.

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe disa skuadrave tjera evropiane, është përzgjedhës i Kombëtares së Kamerunit.

Artikuj të ngjashëm