Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Së shpejti në Kosovë formohet Federata e Ragbit

Foto: MKRS

Ministria e Kulturës është shprehur e gatshme për ta jetësuar idenë e formimit të Federatës së Ragbit në Kosovë.

Përmes një njoftimi për medie, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë një takimi të mbajtur sot me ambasadorin e Britanisë Ruari O’Connell, është shprehur i gatshëm që ministria që ai udhëheqë të kontribuoj në zhvillimin e traditës së këtij sporti në Kosovë.

“Ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë të punojmë bashkërisht në realizimin e projekteve të përbashkëta sepse vetëm kështu mund të arrijmë të kemi suksese dhe të plotësojmë nevojat e të rinjve tanë e pse jo të shkëmbejmë edhe përvojat tona dhe profesionistë të ndryshëm. Po ashtu ne jemi të gatshëm për të jetësuar idenë e formimit të Federatës së Ragbit në Kosovë dhe do të angazhohemi maksimalisht në këtë drejtim e të japim kontributin tonë për zhvillimin e këtij sporti me pak traditë në vendin tonë”, u shpreh ministri Gashi, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër, amabasadori O’Connell, falënderoi ministrin Gashi për pritjen e tij dhe për gatishmërinë e tij në lidhje me krijimin e Federatës së Ragbit në Kosovë. Ambasadori britanik u shpreh se është i kënaqur për këtë angazhim të ministrit dhe të MKRS-së që t’u jepet hapësirë sporteve të reja në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm