Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Klubit të Ragbit në Pejë, “Kosova Roosters Rugby Club”, me të cilët diskutoi për gjenden e këtij sportin në vendin tonë dhe aktivitetet që organizohen në sportin e ragbit në Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Gashi i falënderoi drejtuesit e ragbit për vizitën dhe u premtoi atyre se do të angazhohet maksimalisht t'u ndihmojë në të gjitha aspektet e mundshme.
“Do të vazhdojmë mbështetjen e sportit të ragbit. Si një sport që nuk ka edhe shumë traditë tek ne, ne do të ndihmojmë në promovimin dhe avancimin e këtij sporti", ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Sekretari i përgjithshëm i klubit Agnes Mulliqi, e njoftoi ministrin rreth aktiviteteve të klubit dhe e njoftoi në përgjithësi për ecurinë e punës në klub.
"Gjithsej jemi 4 klube të ragbit. Jemi duke pritur që të formojmë edhe klubin e pestë dhe pastaj do të formojmë Federatën e Rugbyt”, tha Mulliqi.
-
Zyrtarizohet sporti i Ragbit në Kosovë, shtohet edhe një federatë e re
-
Së shpejti në Kosovë formohet Federata e Ragbit
-
Sipas O’Connellit, ragbi është sport i përshtatshëm për kosovarët
-
MKRS-ja dhuron 135 tituj librash për Luginën, thotë se kjo pjesë do ta ketë vëmendjen e institucioneve të Kosovës
-
Hapet panairi i librit në Ferizaj