Paul Scholes nuk mendon se Manchester Unitedi do të ketë punë të vështirë për ta fituar Ligën e Evropës.
“Djajtë e Kuq” në çerekfinale do ta kenë përballë Anderlechtin, por Scholes mendon se Lyoni është ekipi i vetëm që mund të ndalë Unitedin në këtë garë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është një shans shumë i mirë për ta. Ndoshta është ekipi më i madh që ka mbetur në këtë garë. Është favoritë dhe me të drejtë. Nëse performojnë ashtu si munden atëherë kanë shanse të mira që të triumfojnë. Mendoj se Lyoni është ndoshta rivali i vetëm i Unitedit. Por, përveç kësaj nuk shoh shumë probleme për ta në këtë garë”, është shprehur Scholes për Omnisport.
Në rast të triumfit në Ligën e Evropës do t’i garantonte Unitedit kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve.