Romelu Lukaku ka zhvilluar gjashtë ndeshje pa shënuar gol, dhe për këtë duhet ta ketë në fushë yllin francez, Paul Pogba, sipas legjendës së Manchester Unitedit, Paul Scholes.
Pogba është i lënduar, ndërsa trajneri i tij Jose Mourinho ka thënë se nuk e ka idenë se kur do të kthehet francezi, transmeton Koha.net.
“Nëse Pogba kthehet ai do të bëjë diferencën për shkak të mënyrës që luajnë. Ai e lidh ekipin, dhe mendoj se nuk kanë dhjetësh të mirë momentalisht dhe kjo nuk e ndihmon as Lukakun. Pogba do të bëjë diferencën dhe do jetë pozitive. Atyre iu mungon një lojtar për të thurur ekipin së bashku”, ka thënë Scholes për BT Sport.
Artikuj të ngjashëm