"El Capitan", formacioni vertikal i shkëmbinjve në parkun nacional Yosemite të SHBA-së, ka qenë një fanar për karrierat e alpinistëve më të njohur botërorë me dekada të tëra.
I vlerësuar si tepër i vështirë për t'u ngjitur në majë të tij për shkak të lartësisë prej 914 metrave dhe pozicionit vertikal, së fundi "është zbutur" tej mase legjenda për të.
Kjo pasi atë e ka pushtuar një vajzë dhjetëvjeçare nga Kolorado, transmeton Koha Ditore shkrimin e Al Jazeeras.
Selah Schneiter arriti në maje të "El Capitanit" përmes rrugës më të njohur të këtij formacioni shkëmbinjsh, që njihet si "The Nose" (Hunda), më 12 qershor pas një tentimi rraskapitës që zgjati pesë ditë.
"Nuk po mundem ende të besoj se e kam bërë një gjë të tillë", tha Schneiter, e cila gjatë ngjitjes është përcjellë nga babai i saj, Michael, që njëherësh ka kryer edhe rolin e instruktorit.
Edhe
8-vjeçari bëhet personi më i ri që ngjitet në shkëmbin El Capitan në SHBA
Pas katër netëve që i kaloi në tendë duke fjetur dhe ngrënë, si pasojë e motit të ligë, Schneider me të atin ngjitjen në majën e "El Capitanit" e festuan me pica.
Schneiter vjen nga një familje alpinistësh, pasi prindërit e saj janë takuar pikërisht në Yosemite, ku edhe kanë rënë në dashuri. Prej asaj kohe, familja Schneiter bën udhëtime vjetore drejt këtij parku për të vizituar formacionin e shkëmbinjve tashmë të njohur në botën e alpinizmit....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)