Emily Harrington është bërë gruaja e katërt që është ngjitur në El Capitan, shkëmb i madh prej 3 mijë metrash në parkun kombëtar Yosemite të Kalifornisë, në një ditë të vetme.
34-vjeçarja arriti ta përfundonte ngjitjen për 21 orë, 13 minuta dhe 51 sekonda ndërsa vetëm tri gra para saj kishin bërë ngjitjen brenda një dite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHarrington u ngjit vetëm duke përdorur trupin dhe një litar për mbrojtje, pa mbrojtje shtesë ndërsa ajo është e njohur edhe për ngjitje të tjera në shkëmbinj, shkruan TheGuardian.
Disa dhjetëra burra ishin ngjitur në këtë formë në El Capitan, mirëpo vetëm Tommy Caldwell, Honnold dhe Brad Gobright, në rrugën e quajtur si Golden Gate, ku ka shkuar edhe Emily Harrington.
El Capitan është një nga pikat më të famshme të ngjitjes në botë, një terren për alpinistët më të mirë për dekada me radhë.
34-vjeçarja Harrington ishte ngjitur në Golden Gate edhe herë të tjera mirëpo asnjëherë brenda një dite. Afro një vit më parë, ajo kishte pësuar aksident dhe ishte dërguar në spital me lëndime të shumta. Më pas, ishte zotuar se do tentonte përsëri, ndërsa stërvitjet i kishte bërë në palestrën e saj.
Alex Honnold është burri i njohur që ishte ngjitur në El Capitan pa mbrojtëse shtesë.