Të dy me origjinë nga Kolorado u takuan rastësisht në një kurs ‘trajnimi adaptiv’ dhe që prej asaj kohe, falë pasionit të përbashkët për aktivitete në natyrë, ata kanë filluar të ngjiten në male, njëri në simbiozë me tjetrin.
Melanie Knecht është 29 vjeç dhe për shkak të një keqformimi është detyruar të qëndrojë në një karrige me rrota që nga fëmijëria;
Trevor Hahn, nga ana tjetër, është 42 vjeç dhe e ka humbur shikimin prej 5 vitesh për shkak të glaukomës.
Ata i lidhi pasioni për jetën dhe për natyrën, kështu filluan së bashku ekskursionet në male, transmeton mapl. Trevor e mban Melanie-n mbi shpatulla, ndërsa ajo i jep direktiva për ta udhëhequr gjatë rrugës.
“Këmbët janë ai, sytë jam unë, bum! Së bashku, ne jemi ekipi i ëndrrave,” -shprehet Melanie.
Të dy, të cilët i ndajnë aventurat në llogarinë e tyre në Instagram, i përshkruajnë ekskursionet si një udhëtim mes dy miqve, njëri që s’mund të shikojë dhe tjetri që s’mund të ecë.
Melanie dhe Trevor kanë njoftuar se sfida tjetër do të jetë ngjitja e një mali më të lartë se 4 mijë metra. Sigurisht, bashkë!
{gallery}