Çdo dyshim nëse Alex Honnold është alpinisti më i madh i të gjitha kohërave, u shua kur amerikani bëri diçka që mund të konsiderohet mision i pamundur për qenien njerëzore.
Në qershor të vitit 2017, 33-vjeçari u bë personi i parë që u ngjit në formacionin shkëmbor “El Capitan” të Kalifornisë, pa litar - një aftësi që ndryshe njihet si ngjitje e lirë, shkruan sot Koha Ditore.
Ky shkëmb ndodhet në parkun kombëtar Yosemite të SHBA-së dhe ka një lartësi prej 975 metrave, rreth 500 metra më i lartë sesa Burj Khalifa - ndërtesa më e lartë në botë. Është formacioni më i zorshëm për t’u ngjitur për shkak të vertikalizimit të skajshëm që ka.
Në ngjitjen që ka bërë Honnold, thjesht nuk ka vend as për gabimin më të vogël. Nëse do të rrëshqiste, ai do të binte. Dhe, nëse do të binte, atëherë do të mbetej i vdekur.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Alpinisti amerikan ngjitet pa litar në ndërtesën 101-katëshe në Tajvan
-
8-vjeçari bëhet personi më i ri që ngjitet në shkëmbin El Capitan në SHBA
-
Emily Harrington bëhet gruaja e katërt që ngjitet në “El Capitan” brenda një dite
-
Dani Arnold, rekordmeni i ngjitjeve pa litar
-
Dy alpinistë vdesin në “El Capitan”