Patrik Schick e ka quajtur Romën si “ekip ideal” pasi kompletoi transferimin për 42 milionë euro nga Sampdoria.
Sulmuesi është transferuar në Romë në formë huazimi me obligim blerje. Transferimi i tij u krye me sukses vetëm pak javë pasi dështoi kalimi te Juventusi.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë Schick.
“Roma është ekipi ideal për mua. Më pëlqen edhe trajneri [Eusebio Di Francesco], taktikat e tij. Më pëlqen edhe formacioni”, ka shtuar ai.
Sulmuesi do të mbajë fanellën me numër 14.