Schalke edhe matematikisht është pa gjasa për të mbetur në Bundesligën e Gjermanisë në futboll.
Klubi i njohur të martën mbrëma pësoi 1:0 nga Arminia Bielefeldi në kuadër të xhiros së 30-të të Bundesligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSchalke ka luajtur rregullisht në Bundesligë që nga promovimi në vitin 1991. Por ka pasur një edicion të pasuksesshëm dhe rënia dukej e pashmangshme.
Schalke është e fundit me vetëm 13 pikë të mbledhura në 30 ndeshje.
Ka pësuar 21 humbje deri më tash. Në ndeshjen e së martës, golin e fitores për Arminian e shënoi Fabian Klos në minutën e 50-të.
Shkodran Mustafi kompletoi ndeshjen për Schalken, por nuk mundi të evitojë humbjen.