Skuadra e Bundesligës gjermane Schalke është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit të Atalantas, Robin Gosens, bën të ditur "Calciomercato" të dielën.
Gosens, 25-vjeçar, është lindur në Gjermani, por ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Holandë, para se të bënte transferimin në Itali, transmeton Koha Ditore.
Me Atalantan ka arritur në shifrën e 50 ndeshjeve. Schalke është duke kërkuar mbrojtës dhe Gosensi i prinë listës.
Gosens shënoi gol për Atalantan në fitoren 4:1 në fundjavë ndaj Sassuolos.
Mbrojtësi i majtë Gosens ka kontratë me Atalantan deri në verën e vitit 2022. Skuadrës italiane i kushtoi 900 mijë euro kur e transferoi nga Heraclesi në verën e vitit 2017.