Sulmuesi Gianluca Scamacca ka rinovuar kontratën me Sassuolon, e cila do ta mbajë në ekip deri në verën e vitit 2026.
Lajmi është zyrtarizuar të mërkurën në sajtin zyrtar të Sassuolos.
Me rinovimin e kontratës, Scamacca ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se do të largohet nga Sassuolo në fund të këtij sezoni.
23-vjeçari është njëri prej sulmuesve më premtues në Serie A dhe interesim për të patën shfaqur Interi, Milani, Juventusi e Roma.
Këtë edicion Scamacca ka shënuar 13 gola në 30 paraqitje në kampionatin italian.
Artikuj të ngjashëm