Pas Juventusit edhe Interi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Italisë, Luca Scamaccas. E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se Interi po synon ta mposht Juventusin për transferimin e sulmuesit të Sassuolos në afatin kalimtar të janarit.
Mësohet se Interi është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro plus kartonin e sulmuesit Andrea Pinamonti për të siguruar shërbimet e Scamaccas, i cili është i gatshëm të largohet nga Sassuolo muajin tjetër.
Interi po e kërkon huazimin e tij me detyrim të blerjes për 40 milionë euro në fund të sezonit dhe së shpejti do t’i nis negociatat me Sassuolon.
Scamacca 22-vjeçar konsiderohet si sulmuesi më premtues i Italisë dhe këtë sezon ka shënuar gjashtë gola në 19 paraqitje në Serie A.