Paris Saint-Germaini ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin Luca Scamacca, i cili është pjesë e skuadrës së Sassuolos.
“Football-Italia” ka raportuar të mërkurën se PSG-ja ka ofruar 35 milionë euro për sulmuesin italian, por Sassuolo po kërkon më shumë për ta lënë të lirë gjatë kësaj vere. Scamacca ka shkëlqyer sezonin e fundit në Serie A dhe është bërë titullar i padiskutueshëm te Përfaqësuesja e Italisë.
23-vjeçari ka shënuar 16 gola në 36 paraqitje për Sassuolon në të gjitha garat. Scamacca ka kontratë me Sassuolon deri në verën e vitit 2026.