Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja me ofertë për Scamaccan

Paris Saint-Germain ka hyrë në garë për t’i siguruar shërbimet e Gianluca Scamaccas.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se parisienët do të dërgojnë një ofertë prej 45 milionë eurosh për italianin.

23-vjeçari po kërkohet me ngulm nga skuadra të njohura evropiane pas paraqitjeve fantastike me Sassuolon edicionin që lamë pas.

Italiani në 36 paraqitje sezonin e shkuar shënoi 16 gola.

Artikuj të ngjashëm