Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja me ofertë për Scamaccan

Paris Saint-Germaini ka bërë ofertë për sulmuesin e Sassuolos, Gianluca Scamacca.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se kampioni francez ka ofruar 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit.

Oferta e klubit francez do të pranohet nga drejtuesit e ekipit italian.

Parisienët kanë nisur negociatat edhe me lojtarin që po ashtu ka pranuar ofertën.

Scamacca është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me skuadrën kampione franceze.