Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Scaloni: I gjithë grupi është në formën më të mirë

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka folur në konferencën për shtyp para finales me Francën në Kupën e Botës.

Finalja mes Argjentinës dhe Francës luhet të dielën në “Lusail Stadium”. Ai ka thënë se i gjithë grupi është në formën më të mirë.

“Triumfi më i madh i joni është se të gjithë po ndihen pjesë e saj. Kjo është gjëja më e bukur. Duhet t’i shijojmë këto momente. Të gjitha do të mbesin në histori”, ka thënë Scaloni ndër të tjera. “Po shohim shumë pamje të njerëzve që po festojnë apo po i shikojnë ndeshjet tona. Edhe ne nuk përjashtohemi nga kjo gjë, jemi shumë të emocionuar”, ka deklaruar përzgjedhësi argjentinas.

Ndërkohë, portieri Emiliano Martinez, po ashtu në konferencën për shtyp, tha se skuadra nuk ndihet inferiore ndaj askujt.

“Neve na pëlqen kur thuhet se një skuadër është më shumë favorite. Ne nuk ndihemi inferior ndaj askujt. Ka qenë një Kupë e Botës e çmendur dhe jemi në finale. Nisëm me humbje nga Arabia Saudite, por u përmirësuam ndeshje pas ndeshje. Ishte rrugëtim i vështirë dhe kemi thënë që nuk do ta lëmë shtetin në kushte të vështira dhe e kishim synimin që të luanim në finale të Botërorit”, është shprehur ai.