Juventusi ka vazhduar me humbje në Serie A. Pas disfatës ndaj Lazios në xhiron e kaluar, Juventusi të dielën pësoi një tjetër humbje shokuese.
Juventusi pësoi disfatë nga Sassuolo në udhëtim me rezultatin minimal, 1:0. Gregoire Defrel shënoi golin e vetëm të ndeshjes.
Ai realizoi në minutën e 64-t. Nedim Bajrami luajti deri në minutnë e 78-të për Sassuolon. Me këtë fitore, Sassuolo është forcuar në pozitën e dhjetë, kurse Juventusi zë vendin e shtatë me 44 pikë.