Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sassuolo mposht Juventusin, Gatti me “superautogol”

Sassuolo

Sassuolo ka triumfuar 4:2 në shtëpi ndaj Juventusit të shtunën në ndeshjen e xhiros së pestë të Series A të Italisë.

Armand Lauriente (13’), Domenico Berardi (41’), Andrea Pinamonti (82’) dhe Federico Gatti (90+5’ autogol) shënuan për Sassuolon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gatti realizoi “superautogol” në çastet e fundit të ndeshjes. Ai në tentim për t’ia kthyer topin portierit, e plasoi në portë.

Nedim Bajrami ishte titullar dhe luajti 85 minuta për Sassuolon. 

Për Juventusin realizuan Matias Vina (21’ autogol) dhe Federico Chiesa (78’).

Juventusi pas 5 ndeshjeve i ka 10 pikë dhe zë vendin e katërt. Është dy pikë larg Interit dhe Milanit.