Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sarri kërkon përforcime

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka paralajmëruar drejtuesit e ekipit nga Serie A se ka nevojë për përforcime gjatë këtij muaji. Lazio e ka nisur keq vitin 2022 duke marrë vetëm një pikë në dy ndeshje të luajtura dhe kjo ka detyruar trajnerin Sarri që të kërkojë përforcime.

Sipas tij, Lazio duhet patjetër të bëjë transferime gjatë këtij muaji për të luftuar për një vend që sezonin tjetër dërgon në garat evropiane. Aktualisht, Lazio zë vendin e tetë në tabelë me 32 pikë të mbledhura pas 21 xhirove të luajtura në Serie A.

“Klubi e di se duhet të bëjmë diçka gjatë këtij muaji pasi i kam njoftuar edhe krerët e klubit. Kemi nevojë për përforcime për shkak se disa lojtarë që i kam në ekip nuk janë adekuat për stilin tim të lojës. Është shumë me rëndësi të bëjmë ndonjë lëvizje këtë muaj”, ka thënë Sarri, i cili ka marrë drejtimin e Lazios para fillimit të këtij sezoni.