Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sarri e Jorginho së shpejti pjesë të Chelseat

Chelsea është afër finalizimit të marrëveshjes për Maurizio Sarrin për zëvendësimin e Antonio Contes, ka bërë të ditur presidenti i Napolit.

Aurelio De Laurentiis ka thënë se Sarri është afër që të bëhet menaxher i ri i Chelseat dhe se për këtë janë duke punuar avokatët e dy palëve.

Presidenti i napolitanëve ka thënë se së bashku me Sarrin drejt Londrës është nisur edhe mesfushori Jorginho që ka ndërruar mendje pasi ishte afër kalimit te Manchester City.