Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Santos: Kroacia kundërshtare e madhe

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, ka thënë se Kroacia do të jetë kundërshtare e madhe, ndërsa skuadra e drejtuar nga ai stërviti të mërkurën para miqësores që zhvillohet të enjten.

Portugalia do të jetë pa kapitenin Cristiano Ronaldo në dy ndeshjet e radhës me përfaqësuese, me kërkesë të sulmuesit.

Ronaldo i cili kaloi nga Real Madridi te Juventusi, do të mungojë poashtu në ndeshjen garuese kundër Italisë më 10 shtator, transmeton KTV.

Përzgjedhësi Santos për Kroacinë tha se kroatët janë në vazhdimësi të formës së mirë pas Kupës së Botës, pasi kjo përfaqësuese ka futbollistë që luajnë në nivelet më të larta.