Cristiano Ronaldo ka munguar në seancën stërvitore të Portugalisë të mërkurën për shkak të dhimbjeve në bark, problem që do ta përjashtojë atë nga ndeshja përgatitore e Kupës së Botës kundër Nigerisë.
Portugalia do të luajë kundër Nigerisë në Lisbonë të enjten përpara se të fluturojë për në Katar dhe trajneri Fernando Santos e konfirmoi mungesën e Ronaldos për këtë ndeshje. Përgatitja e Ronaldos në Kupën e Botës ka qenë e mbushur me publikimin e pjesëve të një interviste televizive, në të cilën lojtari i madh i futbollit tha se ndihet i “tradhtuar” nga Manchester Unitedi dhe nuk e respekton trajnerin Erik ten Hag.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja hapëse e Portugalisë në grup në Kupën e Botës është kundër Ganës më 24 nëntor. Në grup janë edhe Koreja e Jugut dhe Uruguai.