Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Santos kërkon që Ronaldo të lihet i qetë

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka kërkuar që Cristiano Ronaldo të lihet i qetë. Ronaldo nuk ishte titullar në ndeshjen e fundit të Portugalisë dhe kjo ka shkaktuar debat të madh në Kupën e Botës.

Ai u inkuadrua në 17-të minutat e fundit të fitores 6:1 të Portugalisë ndaj Zvicrës në 1/8 e finales. Po ashtu, Santos nuk bëri të ditur nëse Ronaldo do të jetë titullar në ndeshjen çerekfinale kundër Marokut, që zhvillohet të shtunën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Santos shtoi se Ronaldo kurrë nuk e ka kërkuar largimin nga ekip, siç u raportua të enjten.

“Mendoj se është koha e duhur që Ronaldo të lihet i qetë. Ai kurrë nuk më ka thënë se dëshiron të largohet prej ekipit dhe për këtë arsye duhet të ndalen këto polemika”, tha Santos.

Ai zbuloi se Ronaldo nuk e priti mirë vendimin e tij për të mos qenë titullar ndaj Zvicrës, por në fund e pranoi me qetësi. “Për arsye të ndryshme, Ronaldo nuk ishte i kënaqur sepse gjithmonë ka qenë titullar. Por, gjatë bisedës që e patëm ia shpjegova gjërat dhe ai e pranoi vendimin”, u shpreh Santos.

Në katër ndeshje të luajtura në Botëror deri më tani, Ronaldo ka shënuar vetëm një gol.