Mbrojtësi anësor italian Davide Santon pritet të vazhdojë karrierën te skuadra e La Ligas, Real Mallorca, bën të ditur “Football Italia” të martën.
Santon ishte duke negocuar me SPAL-in dhe Real Sociedadin, mirëpo mbrojtësi anësor është shumë pranë t’i bashkohet Mallorcas. Mallorca së fundi është kthyer në La Liga pas gjashtë viteve mungesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSanton verën e vitit të kaluar u transferua te Roma nga Interi për 9.5 milionë euro. Mirëpo, ai po mendon të largohet pas vetëm një viti, transmeton “Koha Ditore”. Ndërkohë mbrojtësi tjetër anësor italian Davide Zappacosta pritet të huazohet te Roma nga Chelsea.
Vet trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka lënë të hapur mundësinë që Zappacosta të largohet këtë verë. Ai pritet t'i nënshtrohet testeve mjekësore te Roma qysh të mërkurën.