Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Santi Mina dënohet me katër vjet burgim

Santi Mina i Celta Vigos është dënuar me katër vjet burgim.

Kështu ka raportuar të mërkurën gazeta spanjolle “Diario AS”, e cila ka shtuar se Mina është shpallur fajtor për abuzim seksual, por është liruar nga akuza për sulm seksual.

Ai duhet t’ia paguajë viktimës 50 mijë euro kompensim dhe i është shqiptuar masa e ndalimit. Mina duhet ta mbajë distancën e 500 metrave larg viktimës për 12 vjet.

Mbrojtja e Minas do të apelojë për këtë vendim, pasi e ka pranuar fajin. Ngjarja ka ndodhur në Mojacor në Almeria, në verën e vitit 2017.

Presidenti i Celtas ka thënë se ka zero tolerancë në raste të tilla, por kanë supozuar në pafajësinë e tij.