Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Katër vjet burgim për sulmuesin e Celta Vigos

Sulmuesi i Celta Vigos, Santi Mina, është dënuar me katër vjet burgim për shkak se është shpallur fajtor për sulm seksual.

Mina, 27-vjeçar, ishte akuzuar për sulm seksual ndaj një vajze në Almeria në vitin 2017.

“Relevo” ka raportuar se dënimi i tij katërvjeçar tashmë është konfirmuar dhe se Mina do t’ia paguajë viktimës 25 mijë euro.

Mina në edicionin e fundit ishte i huazuar te skuadra Al Shabab në Arabinë Saudite, por e kreu huazimin.

Ende nuk dihet nëse Celta Vigo do t’ia respektojë kontratën Minas, i cili është i lidhur me skuadrën spanjolle edhe për një vit tjetër.