Futboll

Valencia hap procedurë disiplinore ndaj Rafa Mirit

Rafa Mir

Skuadra spanjolle, Valencia, ka filluar procedurë disiplinore ndaj sulmuesit Rafa Mir.

Javën e kaluar Mir u arrestua nga policia spanjolle pasi u dyshua se ka kryer sulm seksual ndaj një gruaje. Ai është liruar më pas me kusht nga Gjykata spanjolle.

Mir do të duhet të paraqitet rregullisht në gjykatë dhe nuk i lejohet të largohet nga Spanja.

“Valencia ka analizuar situatën e Rafa Mirit dhe ka vendosur të marrë masa disiplinore. Klubi do të vazhdojë të bashkëpunojë me policinë në çfarëdo mënyre që kërkohet”, ka njoftuar të hënën klubi spanjoll.

27-vjeçari në afatin kalimtar të kësaj vere u huazua për një vit te Valencia nga Sevilla.