Leroy Sane ka shënuar gol në minutat e fundit të ndeshjes dhe e ka shpëtuar skuadrën e Bayern Munichut pa pësuar disfatë. Bayern Munichu të shtunën barazoi 1:1 me Borussia Moenchengladbachun, në kuadër të xhiros së katërt të Bundesligës gjermane. Marcus Thuram shënoi për mysafirët në minutën e 43-të, ndërsa Sane vulosi rezultatin final të takimit, shtatë minuta para fundit.
Pas katër ndeshjeve të luajtura, Bayerni dhe Unioni prijnë në tabelë me nga 10 pikë.
Gladbachu nuk di për humbje në pesë ndeshjet e fundit ndaj Bayernit.
Golat: