Futboll

Kane shpëton Bayernin nga disfata e parë e stinorit në Bundesligë

Bayern Munchen

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, e ka shpëtuar Bayernin nga humbje e parë në Bundesligë këtë edicion. Ai shënoi golin e barazimi 2:2 ndaj Mainzit, të dielën mbrëma, në kuadër të xhiros së 14-t të Bundesligës gjermane. 

Ndeshja Bayern – Mainz u zhvillua në në stadiumin “Allianz Arena” në Munih.

Golin e parë për bavarezët e shënoi Lenbnart Karl në minutën e 29-të.

Më pas Mainzi shënoi dy gola. Golin e barazimit e shënoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë nëpërmjet Kacper Potulskit.

Mainzi në minutën e 67-të kaloi në epërsi 2:1. Me golin e Lee Jae-sungut, Mainzi e mbajti epërsinë 2:1 deri në minutën e 88-të. Por, kur pritej t’ia shkaktonte disfatën e parë të sezonit, në skenë doli sulmuesi anglez, Kane, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë për t’ia siguruar Bayernit një pikë në shtëpi.

Bayerni kryeson bindshëm në tabelë me 38 pikë. Mainzi është në vendin e fundit me shtatë pikë.