Manchester United preferon të merret vesh më parë me futbollistin e Borussia Dortmundit, Jadon Sanchon sesa me Harry Kanen e Tottenhamt, raporton “The Daily Mail”.
“Djajtë e Kuq” kanë qenë afër një marrëveshje me Kane, që mendohet të jetë gati të largohet nga Tottenhami këtë verë, por ata planifikojnë ta ndalin Edinson Cavanin edhe për një sezon tjetër e më pas ta blejnë Erling Haalandin.
Megjithatë, Sancho mbetet objektivi primar i Uniterdit që synojnë ta blejnë për një çmim të ulët. Dortmundi është i vendosur të dëgjoj ofertat për Sanchon për të cilin kërkon 100 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm