Sport

Sancho mbetet te Dortmundi

E ardhmja e Jadon Sanchos do të mbetet në Dortmund.

Ylli anglez që po shkëlqen te gjermanët, ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave të njohura evropiane, transmeton KTV.

Por, drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, ka thënë se deri më tani asnjë ofertë nuk ka ardhur në klub për anglezin.

“Jadon është një fenomen. Konsistenca, të cilën ai po e sjell tani në paraqitjet e tij të larta, është mbresëlënëse. Fakti është se asnjë klub tjetër nuk ka kontaktuar rreth Sanchos”, ka deklaruar Zorc.