Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sancho largohet në janar

Jadon Sancho

Futbollisti i Manchester Unitedit, Jadon Sancho, pritet të ketë aventurë të re që nga fillimi i vitit të ardhshëm.

“Sky Sport” i Gjermanisë ka shkruar të martën se 23-vjeçari dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi dhe një gjë e tillë mund të bëhet në muajin janar.

Juventusi është i interesuar për shërbimet e anglezit.

Ai mund të huazohet fillimisht në janar, ndërsa transferimi i plotë mund të bëhet më vonë.

Për shërbimet e tij interesim kanë shprehur edhe Barcelona dhe Borussia Dortmundi.

Edhe Juventusi nis negociatat për Sanchon Sport Juventusi nis negociatat për Sanchon

Sancho ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2026.

23-vjeçari ka vetëm tri paraqitje në këtë edicion.