Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sancho kërkon largimin nga Unitedi

Jadon Sancho përfundimisht do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit. “Sky Sports” ka njoftuar të martën se futbollisti anglez ka kërkuar largimin nga klubi, dhe Unitedi ka vendosur ta nxjerrë në shitje për afatin kalimtar të janarit.

Mësohet se Sancho nuk dëshiron të jetë pjesë e Unitedit, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik ten Hag. 23-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Ai këtë edicion ka vetëm 76 minuta lojë në Premier League dhe po dëshiron që karrierën ta vazhdojë diku tjetër.

Sancho iu bashkua Unitedit me bujë të madhe në vitin 2021, por nuk arriti ta dëshmojë veten. Unitedi i pagoi Borussia Dortmundit 100 milionë euro për transferimin e tij.

Artikuj të ngjashëm